Shkencëtarët krijojnë laserin që gjen dhe shkatërron qelizat e kancerit në gjak

Shëndetësia

Shkencëtarët krijojnë laserin që gjen dhe shkatërron qelizat e kancerit në gjak

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 11:37
Ilustrim

Qelizat e kancerit mund të shpërndahen në pjesë të tjera të trupit përmes gjakut. Dhe tani, shkencëtarët kanë krijuar një lloj të ri të laserit që mund t’i gjejë dhe shkatërrojë këto qeliza të kancerit nga pjesa e jashtme e lëkurës.

Edhe pse ende ka kohë derisa kjo metodë të bëhet komerciale, laseri është 1,000 herë më i ndjeshëm sesa metodat aktuale që përdoren për të gjetur qelizat e kancerit në trup.

Për të testuar përhapjen e kancerit, mjekët zakonisht marrin mostra të gjakut, por shpesh nuk ia dalin të gjejnë qeliza të kancerit nëse janë të pranishme në një mostër të vetme, veçanërisht nëse pacienti ka një formë të hershme të kancerit.

Nëse testet dalin pozitive, kjo do të thotë se ka përqendrim të lartë të qelizave të kancerit në gjak; në këtë pikë, kanceri ka gjasa të përhapet gjerësisht nëpër organet e tjera dhe shpesh është shumë vonë për pacientët.

Kjo teknologji e re, e quajtur Cytophone, përdor pulse të dritës së laserit jashtë lëkurës për të ngrohur qelizat e kancerit në gjak. Por ky laser ngroh vetëm qelizat melanomë – jo qelizat e shëndetshme – sepse këto qeliza mbajnë një pigment të errët të quajtur melanin, i cili absorbon dritën.

Më pas, Cytophone përdor një teknikë me ultrazë për të gjetur valët e vogla që emetohen nga ky efekt ngrohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat