Sëmundja e rrallë, 28 vjecari iu lutet doktorëve t’ia prejnë duart!

Shëndetësia

Sëmundja e rrallë, 28 vjecari iu lutet doktorëve t’ia prejnë duart!

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:31
Foto

I njohur si “njeriu i pemës” në Bangladesh, ai iu ka lutur doktorëve që t’ia amputojnë duart të cilat janë të mbuluara nga lëvorë të pemëve.

Po ashtu ai ka dhimbje jashtëzakonisht të mëdha sa që nuk po mund që t’I durojë më.

Fjala është për 28 vjeçarin nga Bangladeshi, Abul Bajandar, I cili që nga viti 2016 iu ka nënshtruar 25 operacioneve për të ndaluar rritjen e lëvoreve në duar.

Sëmundja epidermodysplasia verruciformis është shumë e rrallë dhe në mbarë botën sipas literaturës thuhet se janë 200 persona të prekur nga kjo sëmundje, shkruan Daily Mail.

Bajandar së fundi ishte bërë baba i një vajze dhe shpresonte se do të mund ta mbante në duar të bijën e tij. Për shkak të sëmundjes ai kishte menduar që të kërkonte shërimin e sëmundjes jashtë vendit, mirëpo kushtet jo të mira ekonomike ia kanë pamundësuar një gjë të tillë.

28 vjeçari kishte menduar se ishte kuruar kur doktorët I kishin larguar atij 5 kg lëvore, mirëpo duket se “mallkimi” I është kthyer sërish pasi që I janë filluar ti dalin sërish lëvoret.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat