Parandaloni trashjen e gjakut me anë të këtyre metodave natyrale

Shëndetësia

Parandaloni trashjen e gjakut me anë të këtyre metodave natyrale

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Produktet natyrale për hollimin e gjakut janë substanca, që përdoren për zvogëlimin e rrezikut nga mpiksja e gjakut. Koagulimi apo mpiksja e gjakut është një proces natyral dhe i nevojshëm për funksionimin normal të organizmit. Mirëpo, mpiksja e tepërt e gjakut mund të shkaktoj komplikime, të cilat mund të bëhen shumë të rrezikshme.

Personat, që kanë çrregullime të tilla siç janë sëmundjet kongjenitale të zemrës, që shkaktohen nga trashja e gjakut, zakonisht trajtohen me medikamente, por në të njëjtën kohë mund të aplikojnë edhe metoda dhe produkte natyrale. Gjithsesi, është shumë e rëndësishme të konsultoheni me një doktor përpara se t’i aplikoni këto receta natyrale.

Disa nga produktet dhe pijet që mund të përdoren për këtë qëllim janë:

1.Shafrani i Indisë

Tanimë dihen vlerat ushqyese të tumerikut. Ai ka disa përbërës që kanë veti anti-inflamatore dhe anti-koagulante. Sipas një studimi të bërë në vitin 2015 përdorimi i përditshëm i tumerikut ka përafërsisht efektin e një bari që përdoren kundër koagulimit të gjakut.

2.Xhenxhefili

Është një produkt tjetër me veti anti-inflamatore, i cili konsiderohet si një aspirinë natyrale.

3.Vitamina E

Vitamina E, e zvogëlon koagulimin e gjakut në mënyra të ndryshme. Efektet e vitaminës E varen nga sasia që konsumohet. Njerëzit që trajtohen me barna kundër koagulimit duhet të shmangin përdorimin e dozave të larta të vitaminës E. Disa nga ushqimet që përmbajnë sasi të lartë të vitaminës E janë: bajamet, vaj luledielli, fara luledielli, dhe misri.

4.Hudhra

Edhe hudhra njihet për vetitë e saj anti-koagulante dhe anti-inflamatore, prandaj nëse dëshironi të shmangni trashjen e gjakut me metoda natyrale hudhra është një zgjidhje e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat