5 përfitimet shëndetësore që merrni nga birra

Shëndetësia

5 përfitimet shëndetësore që merrni nga birra

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 13:33
Ilustrim

Pavarësisht se mund të jetë pije alkoolike, birra në vete ngërthen edhe përfitime shëndetësore.

Shkenca ka radhitur disa nga arsyet përse birra është e shëndetshme për ju, transmeton lajmi.net.

Ndiqini ato më poshtë:

1. Birra iu bën të jetoni më gjatë

Studiuesit nga ‘Virginia Tech’ kanë zbuluar se dashamirësit e birrës, të cilët e konsumonin atë rregullisht dhe në mënyrë të moderuar, kishin 19% gjasa të jetonin më gjatë sesa njerëzit që nuk e kanë konsumuar asnjëherë atë.

2. Birra iu mban të rinj

Shkencëtarët nga Shoqata Amerikane e Gjenetikës Humane, gjetën se personat që konsumonin një deri në dy birra të ftohta kishin gjasa të dukeshin më të rinj sesa që kishin moshën kronologjike.

3. Birra mund të ndihmojë në luftimin e kancerit

Konsumimi i birrës mund të shpëtojë jetën tuaj sepse përbërësit e gjetur në birrë mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit.

Në mënyrë specifike, bima nga e cila prodhohet birra është e mbushur me veti kundër kancerit.

Ato përmbajnë acide të quajtura humuloni dhe lupulone të cilat mund të shndërrohen në ilaçe të reja që mund të luftojnë kancerin dhe sëmundjet inflamatore.

4. Birra iu bën të zgjasni më shumë në shtrat

Pirja e birrës mund të rritë qëndrueshmërinë e burrave dhe performancën midis çarçafëve.

Kimikatet në alkool të quajtura fito-estrogjene janë vërtetuar shkencërisht se vonojnë orgazmën.

5. Birra nuk iu bën të shtoni peshë

Nëse korrelacioni ndërmjet birrës dhe obezitetit ekziston, ai është i dobët.

Megjithëse ekziston ideja se birra është e lartë në kalori, ajo ka vetëm 125 sosh, në krahasim me qumështin dhe lëngun e portokallit që kanë 183 kalori. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat