Këto janë gjërat që nënat gjidhënëse nuk duhet t’i bëjnë kurrë

Shëndetësia

Këto janë gjërat që nënat gjidhënëse nuk duhet t’i bëjnë kurrë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Gjidhënia është një proces, i cili rekomandohet për mirëqenien shëndetësore të foshnjave dhe nënave. Ky proces ka disa benefite fizike dhe psikike për foshnjat. Gjithashtu gjidhënia ndikon në zvogëlimin e stresit dhe depresionit post-natal tek nënat.

Përpara se t’i jepni gji foshnjave, duhet t’i keni parasysh disa gjëra:

1.Mos e shmangni gjidhënien gjatë natës– Kurrë mos e neglizhoni dhënien e gjirit gjatë natës. Është shumë e rëndësishme, që ta kuptoni se sa më rrallë t’i jepni fëmijës gji aq më pak do të prodhoni qumësht.

2.Mos përdorni sapun tek foshnjat- Sigurisht, që sapuni është i mirë për të mbajtur higjienën e bebeve, në mënyrë që të shmangen infeksionet. Mirëpo nëse përdoret shpesh, atëherë mund ta dëmtojë lëkurën e foshnjës.

3.Mbani pozitën e duhur– Mbajtja e pozitës së duhur gjatë gjidhënies është shumë e rëndësishme. Nënat duhet gjithmonë të përdorin një jastëk poshtë kokës së bebes, për të mbajtur posturen e duhur të shtyllën kurrizore.

4.Krijoni një orar të rregullt– Gjidhënia e rregullt e foshnjës e mbanë atë të shëndetshme. Tentoni t’i jepni foshnjës gji 10 deri në 12 herë gjatë ditës.

5.Mos e neglizhoni shëndetin tuaj– Nëse nëna nuk ka shëndet të mirë, atëherë as foshnja nuk do te ketë! Gjendja juaj shëndetësore mund të reflektojë në kualitetin e qumështit, që foshnja juaj konsumon.

6.Mos aplikoni receta në kushte shtëpie– Shumë nëna të reja, kanë tendencë të përgatisin disa receta “natyrale” për të stimuluar prodhimin e qumështit. Përdorimi i këtyre recetave, të paaprovuara nga mjeku apo specialisti mund të shkaktoj dëme në shëndetin e nënës dhe foshnjës.

7.Mos përdorni kafeinë– Foshnjat e posalindura janë shumë të ndjeshme. Siguroheni që gjatë kohës që jeni duke i dhënë gji fëmijës tuaj, të mos përdorni shumë kafe apo pije të tjera që përmbajnë kafeinë. Kafeina mund të ndikojë në kualitetin e qumështit të gjirit dhe ai qumësht mund të shkaktojë irritim dhe çrregullime të gjumit tek foshnja.

8.Pastroni duart vazhdimisht– Pastrimi i duarve është i domosdoshëm, sidomos përpara gjidhënies. Duart e palara mund të shkaktojnë infeksione tek foshnjat. Gjithashtu duart duhet të pastrohen sa herë që nëna e ndërron fëmijën dhe përpara se ta mbajë në duar.

9.Përdorimi i alkoolit është i ndaluar rreptësisht– Alkooli është shumë i dëmshëm për foshnjën. Nëse keni konsumuar alkool, atëherë duhet të prisni 3-4 orë përpara se ta ushqeni foshnjën tuaj.

Nënat që janë duke dhënë i gji foshnjave të tyre duhet gjithashtu të konsumojnë sa më shumë lëngje, të konsumojnë ushqim të shëndetshëm, dhe të bëjnë aktivitete fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat