Arsyet pse nuk duhet t’i zhvishni fëmijët lakuriq as në verë

Shëndetësia

Arsyet pse nuk duhet t’i zhvishni fëmijët lakuriq as në verë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 10:47
Ilustrim

Prindërit e rinj shpesh përballen me këshilla nga të tjerët për mënyrën se si të kujdesen për fëmijët e tyre.

Kur jemi te stina e verës,  prindërit këshillohen që t’i zhveshin lakuriq fëmijët për shkak të vapës së madhe.

Mirëpo mamia Razije Musa, ka apeluar te prindërit që të mos e bëjnë një veprim të tillë, ndërsa ka dhënë edhe arsyet se pse fëmijët nuk duhet të zhvishen lakuriq edhe kur temperaturat janë të larta.

1.Mund të marr infeksione nga kontakti me bakterie në ambientin e jashtëm . 2.Nuk duhet mësuar fëmija se qenka në rregull ekspozimi i organeve intime. 3.Shumë fëmijë kur janë lakuriq e krijojnë bindjen se nevojat fiziologjike mund të kryhen kudo dhe kjo është johigjienike. 4.Asnjëherë nuk e dini se nga vjen rreziku i pedofilëve, keni kujdes se kjo nuk është shaka.  5.Kush ju garanton se fëmija juaj nuk fotografohet se nuk përfundon në faqe pedofilësh në internet ( nuk e them nga gjyshërit apo familjarët e afërt që të mos kemi keqkuptime).

“Ka shumë rëndësi që fëmija të kuptoj qysh i vogël se zhveshja nuk është e pranueshme në asnjë kulturë normale në botë”, shkruan Musa në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat