Shkoi në spital me dhimbje veshi, e pabesueshme se çfarë i gjetën mjekët

Shëndetësia

Shkoi në spital me dhimbje veshi, e pabesueshme se çfarë i gjetën mjekët

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:19
Foto

Një vajzë me dhimbje veshi shkoi tek mjeku, në të cilin u zbulua se një hardhucë kishte jetuar brenda kokës së saj për dy ditë.

Mjekja tajlandeze Varanya Nganthavee, 25 vjeçe, zbuloi një hardhucë brenda veshit të pacientes, e cila u kontrollua në Spitalin Rajavithi në Bangkok të hënën, transmeton lajmi.net.

Mjekja ishte befasuar kur shihte diçka që lëvizte, gjersa po kontrollonte veshin e pacientes.

Në ndërkohë, një infermiere largoi zvarranikun nga veshi me piskatore, pasi Dr. Nganthavee e trajtoi zonën me pika anestezike.“Ky është rasti im i parë që po e trajtoj… Jam e hutuar! Si ia doli të futej një zvarranik kaq i madh në një vrimë të vogël siç është ajo e veshit?”, shkroi Dr. Nganthavee në mbishkrimin e fotografisë që ilustronte hardhucën, e postuar në ‘Facebook’.

“Mjeku konfirmoi se veshi ishte pastruar i tëri”, shkroi doktoresha e re e sapodiplomuar.

Zvarraniku duket të jetë një hardhucë e vogël e shtëpive, të cilat janë shumë të zakonshme në Tajlandë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat