Një filxhan kafe ndihmon në rënien në peshë

Shëndetësia

Një filxhan kafe ndihmon në rënien në peshë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 07:21
Ilustrim

Një filxhan kafe mund t’ju ndihmojë të bini nga pesha duke stimuluar “yndyrnat kafe”, që djegin kaloritë për të gjeneruar nxehtësi në trup.

“Yndrnat kafe veprojnë ndryshe nga yndrnat e tjera në trup dhe prodhojnë nxhehtësi duke djegur sheqerin dhe dhjamin, zakonisht si reagim ndaj të ftohtit”, thotë profesor Michael Symonds nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Notingamit, i cili ka drejtuar këtë studim.

Profesori thotë se ky është studimi i parë që tregon se kafja ndikon në funksionin e yndyrnave kafe në trup.

“Rritja e funksionit ndihmon në mbajtjen më nën kontroll të sheqerit në gjak, si dhe përmirëson nivelet e lipideve në gjak dhe djegien e kalorive, duke ndihmuar kështu në rënien në peshë”.

Këto rezultate të këtij studimi janë shumë të rëndësishme, duke qenë se obeziteti aktualisht është një nga shqetësimet shëndetësore kryesore për shoqërinë. Ky studim mund të ndihmojë në në luftën kundër obezitetit dhe diabetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat