Mbani fëmijët larg vitaminave të panevojshme - Bota Sot
Mbani fëmijët larg vitaminave të panevojshme

Shëndetësia

Mbani fëmijët larg vitaminave të panevojshme

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:12
Ilustrim

Krahas efektit pozitiv në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, vitaminat luajnë rol të rëndësishëm edhe në zhvillimin e tij mendor dhe fizik.

Nevoja e njeriut për vitamina fillon që në barkun e nënës. A, B, C, D, E, K janë gjashtë vitaminat më të rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës.

Fëmijët duhet t’i marrin këto vitamina në rrugë natyrale. Vetëm në rast të mungesës së oreksit, mosushqyerjes së mjaftueshme dhe infeksioneve të ndryshme mund të ndihet nevoja e marrjes së vitaminave në trajtë hapi.

Grupi më i rëndësishëm i vitaminave është grupi A, D, E, B dhe sigurisht pa harruar dhe vitaminën C përforcuese të sistemit imunitar.

Është shumë e gabuar t’u japësh fëmijëve vitamina pa qenë nevoja

Fëmijëve mund t’u japim vitaminë D për zhvillimin e kockave apo vitaminat K, C, acid folik. Por, tek fëmijët të cilët ushqehen në mënyrë të shëndetshme nuk mund të shfaqet mungesë vitaminash.

Për këtë arsye këtyre fëmijëve nuk u duhen dhënë vitamina shtesë, sepse vitaminat të cilat treten në yndyrë si A, D, E, K mblidhen në trup dhe shkaktojnë sëmundje.

Disa nga shenjat e mungesës së vitaminave në trup janë mungesa e oreksit, lodhje, vështirësi në konceptimin e mësimit, mungesë përqendrimi, probleme me shikimin, infeksione të përsëritura, plagë të hapura në gojë apo mishrat e dhëmbëve, humbja e shkëlqimit të flokëve e të tjera.

Specialistët gjithashtu kanë numëruar vitaminat A,B, C, D, E si të nevojshme për dhëmbë të shëndetshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...