Qëndrimi ulur në shtëpi apo në punë: Zbuloni se cila është më e dëmshme për shëndetin e zemrës

Shëndetësia

Qëndrimi ulur në shtëpi apo në punë: Zbuloni se cila është më e dëmshme për shëndetin e zemrës

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:24
Ilustrim

Një studim i fundit ka gjetur se jo të gjitha format e të qëndruarit ulur kanë të njëjtin efekt negativ në shëndetin e zemrës.

Ne tanimë kemi informacion se një jetë joaktive, ku njerëzit ulen për orë të tëra, nuk ushtrojnë dhe konsumojnë ushqime jo të mira, janë shumë të dëmshme për shëndetin. Sidoqoftë në studimin e ri, hulumtuesit nga Vagelos College of Physican and Surgeons kanë gjetur një dallim ne mes të qëndrimit ulur në punë dhe qëndrimit ulur në shtëpi.

Hulumtuesit kanë punuar me një grup njerëzish afro-amerikanë, duke tentuar të mbushin një boshllëk të mbetur nga hulumtimi i fundit i bërë vetëm me njerëz nga Evropa.

Ky studim ka rezultuar që koha që një person e kalon ulur duke shikuar televizor rrezikon më shumë atë person nga sëmundjet e zemrës, në krahasim me kohën që kalon duke punuar ulur në një zyrë.

Hulumtuesit kanë analizuar informacione të 3.592 pjesëmarrësve. Ata kishin marrë informacione të mënyrës së si këta njerëz jetonin, sa kohë kalonin duke shikuar television apo duke qëndruar ulur në punë.

Sipas hulumtimit njerëzit që kanë raportuar se kanë qëndruar ulur duke shikuar television për 4 ose më shumë orë në ditë, ishin 50% më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare dhe nga vdekja e hershme në krahasim me njerëzit që rrinin ulur për 2 ose më pak orë gjatë ditës.

Sidoqoftë, në këtë studim u vërejt se nuk ndodhte e njëjta rritje, nëse personat rrinin ulur gjatë orarit të punës. Arsyeja e këtij fakti mund të jetë se njerëzit që shikojnë televisizor janë të prirë të qëndrojnë në një vend për shumë orë, ndërsa gjatë punës ata vazhdimisht lëvizin.

Nëse vendosni të lëvizni nga pak gjatë orëve, që shikoni televizor apo nëse ecni për të zëvendësuar orët e humbura atëherë do të arrini të shmangi këtë rezik. Çdo lloj ushtrimi që ju përshpejton frymëmarrjen dhe ju bënë zemrën të rrah më fort ka benefite për shëndetin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat