Ushqimi aq shumë i përdorur na rrezikon nga tumori

Shëndetësia

Ushqimi aq shumë i përdorur na rrezikon nga tumori

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 15:33
Ilustrim

Ka nisur periudha e pushimeve dhe e ushqimeve në natyrë, ku shpesh përdoret zgara dhe mishi i pjekur sipër saj.

Mirëpo gjatë pjekjes në zgarë të mishit, pjekja mund të shkaktojë formimin e substancave kancerogjene, thotë ‘American Institute for Cancer Research’,

“Studime të ndryshme kanë treguar se një regjim ushqimor i pasur me mish të kuq dhe të përpunuar shton rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe pjekja në zgarë si e mishit të bardhë dhe e atij të kuq me temperatura të larta, shkakton formimin e substancave kancerogjene”, thotë Alice Bender.

Këshilla e parë që japin ekspertët është që të piqen në grill disa lloje ushqimesh, dhe jo vetëm mish, por edhe perime dhe peshq, pasi reduktohet rreziku i kancerit.

Edhe erëzat bimët aromatike, janë shumë të këshillueshme që të përdoren, në mënyrë që të ulet sa më shumë rreziku.

Po ashtu këshillohet që të reduktohet koha e pjekjes si dhe të zgjidhet karbon druri.

Nga ana tjetër edhe rrotullimi i shpeshtë i mishit, redukton ndjeshëm rrezikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat