Obeziteti më i rrezikshëm se duhanpirja

Shëndetësia

Obeziteti më i rrezikshëm se duhanpirja

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 06:38
Ilustrim

Shumë studime janë bërë ndër vite rreth obezitetit, për një studim i bërë së fundmi në Britaninë e Madhe, tregon se pasojat e obezitetit janë shumë më të rrezikshme se nga duhanpirja.

Obeziteti është tashmë një nga problemet më serioze në drejtim të shëndetit të njeriut, kjo pasi vitet e fundit kemi një rritje drastike të numrit të popullatës që vuan nga obeziteti.

Konsumimi i ushqimeve të shpejta, të pasura me yndyra, salca të ndryshme, të shijshme për momentin por jashtëzakonisht problematike për shëndetin më vonë.

Një person që vuan nga obeziti është më pak aktiv, më pak i dëshiruar dhe më pak i stimuluar seksualisht, ndërsa duhanpirja është faktor kryesor për sëmundjet e zemrës.

Tymi i cigares nuk ndikon vetëm duhanpirësit por edhe jo duhanpirësit. Kur ju pini duhan, njerëzit rreth jush ekspozohen ndaj rrezikut nga problemet shëndetësore, sidomos fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat