7 mënyra për të trajtuar depresionin pa ilaçe

Shëndetësia

7 mënyra për të trajtuar depresionin pa ilaçe

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 13:17
Ilustrim

A është vërtetë e mundur të kurohet depresioni pa ilaçe? Kushdo që ka pasur ndonjëherë depresion e di se sa shkatërrues mund të jetë. Përveçse na bën të jemi gjithnjë në gjendje të keqe, kjo sëmundje na lë pa motive dhe shpresë. Kjo na bën të ndiejmë një ndjenjë burgimi që përkthehet shpesh në dëshirën për të shpëtuar apo edhe për t’u zhdukur. Çdo gjë duket e zezë dhe e pandalshme. Përveç kësaj, vjen pagjumësia, mungesa e oreksit, vështirësia e bashkëveprimit me njerëzit e tjerë dhe bërja e ndonjë gjesti të lidhur me jetën e përditshme.

Kur gjithçka duket e humbur, dijeni se nuk është ashtu. Depresioni mund të trajtohet pa ilaçe. Në të vërtetë, disa ndryshime të jetesës mund të ndihmojnë në ndryshimin e situatës.

Ja se si ne mund ta trajtojmë depresionin pa ilaçe:

Ushqimi

Fasulet e zeza, kafja dhe çokollata e hidhur në doza të vogla na ndihmojnë të përmirësojmë disponimin tonë dhe të kurojmë depresionin pa ilaçe.

Flini tetë orë në ditë

Duke qenë se depresioni ndikon tek gjumi, në varësi të llojit që po përjetoni, mund të flini shumë ose shumë pak. Nëse nuk mund të flini, pini një çaj kamomili para se të shkoni në shtrat dhe largoni telefonin tuaj celular!

Hani mirë

Siç thuhet, “ju jeni ajo që hani”. Nëse nuk ushqeheni siç duhet, mund të keni ndryshime të disponimit. Një trup i shëndetshëm ka një mendje të shëndoshë. Filloni të ndiqni një dietë të ekuilibruar. Trupi juaj do t’ju falënderoj dhe ju do të ndiheni më mirë.

Meditoni dhe lutuni

Kur jeni të rënë moralisht, provoni të meditoni. Reflektimi i problemeve mund të jetë shumë i kënaqshëm. Besimi në Zot gjithashtu ndihmon shumë.

Bëni një shëtitje

Kur jeni në depresion, çdo gjë rreth jush duket e frikshme, por një shëtitje mund t’ju ndihmojë. Rrezet e diellit kanë një ndikim pozitiv duke rritur dopaminën dhe serotoninën.

Ushtrimi

Ushtrimi është një domosdoshmëri e vërtetë për ata që duan të kapërcejnë depresionin.

Terapia

Nëse jeni në depresion, bëni një takim me një terapist. Edhe nëse nuk mund të zgjidhë problemet tuaja, mund t’ju ndihmojë të gjeni rrugën tuaj për të qenë përsëri të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat