Kujdes, në plazh dhe pishina po qarkullon një virus i veçantë

Shëndetësia

Kujdes, në plazh dhe pishina po qarkullon një virus i veçantë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Nëse virozat zakonisht i kalojmë në dimër, këtë verë një virus i veçantë është në qarkullim. Njihet si gripi i syrit dhe në Tiranë po merr përmasat e një epidemie.

Të rritur e fëmijë paraqiten çdo ditë në qendrat shëndetësore të sëmure nga virusi i syve. Mjekët tregojnë se gripi është i formës agresive dhe shenjat fillojnë dy javë pas prekjes nga virusi.

“Konjunktiviti adenoviral, i cili shkaktohet nga një virus që prek sytë, këtë vit ka një agresivitet shumë të shprehur”, thotë mjekja okuliste Nora Burda për A2.

Gripi i syrit  është ngjitës përmes kontakteve me duart dhe nga sendet e ndryshme.

“Me anë të ajrit, me anë të duarve, nga këllëfi ku flihet gjumë, prandaj duhet bërë shumë kujdes”, vijon Burda. 

Por ai që e ka shkaktuar epideminë këtë periudhë është plazhi. Mjekët bëjnë apel që të sëmurët mos të shkojnë në pishina dhe as në det, pasi infeksioni kalon përmes ujit.

“Personat e infektuar mund të futen në det dhe të tjerët mund ta marrin inflamacionin përmes ujit. Ata duhet të lajnë duart sa herë që prekin sytë, se pastaj edhe trajtimi është i vështirë”, thotë mjekja.

Gripi nis me sy të fryrë,  të skuqur, me lotim dhe vështirësi në shikim deri në mbyllje të syrit. Mjekët thonë se çdo neglizhencë në mjekim shkakton komplikacione të rënda deri humbje të shikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat