Ndotja e ajrit rrit rrezikun për sëmundje vdekjeprurëse

Shëndetësia

Ndotja e ajrit rrit rrezikun për sëmundje vdekjeprurëse

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 09:13
Foto

Ajri i ndotur i bën mushkëritë tona më të vjetra për dy vjet dhe rritë rrezikun për sëmundje vdekjeprurëse të mushkërive, thonë shkencëtarët.

Një studim ka treguar se ndotësit të lëshuara nga makinat dhe emetimet nga fabrikat po rritë sëmundjet kronike pulmonare.

Sëmundjet pulmonare ndodhin kur mushkëritë infektohen, dëmtohen apo ngushtohen.

Me kalimin e kohës pacientët mund të kenë probleme me frymëmarrje, si dhe të vuajnë nga infeksione të gjoksit dhe edhe kollitje me gjak.

Kushtet shtëpiake gjithashtu ndikojnë tek kjo sëmundje. Kjo pasi që nëse nuk mbahet higjiena mirë atëherë shancat për të marrë një sëmundje të tillë janë më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat