Dieta me pak mish dhe pak yndyrë zvogëlon rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit

Shëndetësia

Dieta me pak mish dhe pak yndyrë zvogëlon rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:26
Ilustrim

Një dietë e ulët në yndyrë dhe mish dhe e pasur me fruta dhe perime do të zvogëlonte me 20% rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit.

Kjo mbështetet nga një grup studiuesish nga Instituti i Kërkimeve Biomedikale të Los Anxhelosit, të udhëhequr nga Dr. Rowan Chlebowski, autori i parë i një studimi të madh.

Studimi zgjati 20 vjet

Autorët e hulumtimit filluan nga rezultatet e Iniciativës për Shëndetin e Grave, të cilët monitoruan rreth 49,000 vullnetare për 20 vjet. Për ata “lloji i dietës ndikonte në mekanizmat që çojnë në vdekshmërinë e kancerit edhe para se tumori të zhvillohet.” Mostra e përzgjedhur përbëhej nga gra që ishin të shëndetshme, që nuk kishin ndonjë rast të kancerit të gjirit në kohën e “rekrutimit”. Për 8 vjet e gjysmë të gjitha gratë kanë ndjekur një dietë me yndyrë të ulët.

Një dietë vegjetariane dhe me pak yndyrë

Hulumtuesit në Institutin e Kërkimeve Biomedical në Los Anxheles janë shumë të kënaqur me rezultatin: gratë që ndoqën një dietë që ishte në thelb vegjetariane dhe me yndyrë të ulët treguan 20% më pak mundësi vdekjeje nga kanceri i gjirit.

Sipas Chlebowskit, është një rezultat i habitshëm sepse “është eksperimenti i parë i këtij lloji, domethënë që nuk fillon nga një diagnozë e kancerit të gjirit dhe ka treguar një zvogëlim të rrezikut të vdekjes bazuar në dietën e mëparshme”.

Iniciativa për Shëndetin e Grave (WHI) është një studim amerikan për parandalimin primar të kancerit të gjirit dhe kancerit kolorektal, sëmundjeve të zemrës dhe frakturave të osteoporozës te gratë pas menopauzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat