Harxhoni kaloritë e tepërta nëpërmjet këtyre ushtrimeve

Shëndetësia

Harxhoni kaloritë e tepërta nëpërmjet këtyre ushtrimeve

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:27
Ilustrim

Kaloritë numërohen… jo vetëm kur ato merren, por edhe kur harxhohen, kështu që nuk është keq të dimë se sa kalori harxhojmë me ushtrime të caktuara. Sigurisht që krenoheni me veten kur ju ushtroni ndonjë lloj rutine tuajën ose të vraponi kilometrat që i keni caktuar vetes, ose të ecni në ajër të pastër – por a i dini shifrat?

Profesionistët kanë bërë një listë të ushtrimeve dhe kohës që nevojitet për të shpenzuar vetëm 300 kalori.

Ushtrime me ngritjen e peshave – 15 minuta

Aktivitet me litar – 25 minuta

Not – 31 minuta

Vrap, çiklizëm – 34 minuta

Orbitrek, skijim – 42 minuta

Biçikletë statike – 44 minuta

Ecje nëpër kodra – 47 minuta

Mjetet për kanotazhë – 48 minuta

Aerobikë – 48 minuta

Tenis, zumba – 50 minuta

Stepper – 58 minuta

Yoga – 67 minuta

Ecje – 74 minuta

Ngritja e peshave – 89 minuta

Pilates – 125 minuta

Tani, kur me shpejtësi i bëtë llogaritë në kokën tuaj, e dini se duhet të bëni kujdes me futjen e kalorive, pasiqë siç e shihni, nuk është edhe aq e lehtë t’i harxhoni ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat