1 në 5 studentë kanë depresion apo ankth- ja pse

Shëndetësia

1 në 5 studentë kanë depresion apo ankth- ja pse

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:15
Foto

Shumica prej nesh mendojmë se koha e studimeve është kohë e pa harrushme me eksperienca të reja ku ju jeni të lirë të eksploroni vende dhe ide të reja.

Mirëpo, në vitet e fundit, sido që të jetë depresioni dhe ankthi kanë prekur studentët në një masë jashtëzakonisht të madhe.

Studimet tregojnë se 1 më 5 studentë janë të prekur nga ankthi dhe depresioni , raporton “Natural Solution”.

Rrjetet sociale dhe teknologjia janë faktorët krysorë që e shkaktojnë këtë. Përdorimi i tepërt i te dyjave krijon një ndjenjë izolimi dhe ulë ndërveprimet sociale në person.

Shumë studentë janë duke jetuar edhe jetën virtuale edhe atë reale, dhe ndonjëherë jeta virtuale konkurron me jetën reale dhe bëhet me e rëndësishme se jeta reale.

Një studim tjetër tregon se, 50% e studentëve zgjohen gjatë natës për t’i kthyer mesazhet , po ashtu ky studim tregon se teknologjia dhe rrjetet sociale përdoren më shumë gjatë orëve të gjumit, sa më i ulët kualiteti i gjumit aq më i lartë edhe edhe depresioni dhe ankthi. Varësia ndaj telefonave mobil, nënkupton se është e lidhur me mungesë të gjumit, depresionin dhe ankthin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat