Mjekët paralajmërojnë: Kujdes nga sëmundja e kondicionerit, ja ç’duhet të bëni për t’u mbrojtur

Shëndetësia

Mjekët paralajmërojnë: Kujdes nga sëmundja e kondicionerit, ja ç’duhet të bëni për t’u mbrojtur

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 19:08
Foto

Mes shumë virozave tipike të verës është edhe sëmundja e kondicionerit, një mjet i pashmangshëm ky, që gjendet në shtëpi, ambiente pune, qendra tregtare, makina etj.

“Kondicionerët qendrore, qarkullimin e ajrit e bëjnë brenda për brenda. Këta persona të ekspozuar ndaj këtij lloj ajrimi janë të predispozuar të sëmuren nga sëmundja e kondicionerit, apo legjionela. Legjionela shoqërohet me dhimbje të fytit, fillon temperatura, kolla, djersitja, dhe dobësi të përgjithshme. Edhe tani që flasim kemi patur raste të shumta të pacienteve me dhimbje fyti, dhimbje të përgjithshme të muskujve dhe lodhje e këputje. Mjekët thonë se diferenca e madhe e temperaturave jashtë e brenda sjell vetëm telashe”, ka thënë Sabahet Dedja, mjeke infeksioniste.

“Diferenca e temperaturës në ambientin ku jetojmë punojmë me ambientin jashtë duhet të jetë 8-10 gradë celcius. Maksimumi 10 gradë celcius, jo më shumë. Në rast se është më e lartë, organizmi ynë nuk është i përgatitur, ai ka disa mediatore kimike që nuk adaptohen menjëherë, por duan disa orë apo ditë që të ambientohen, e bëjnë në mënyrë shumë graduale”, ka shtuar ajo.

Legjionela ose sëmundja e kondicionerit, i ka fillesat që 1976 kur një grup veteranesh amerikane të luftës, ishin mbledhur në ceremoni përkujtimore. Shumë prej tyre u sëmurën. Si pasojë e kësaj epidemie misterioze që i pati fillesat pikërisht në këtë takim, dhe që zgjati disa kohë, 221 persona u sëmurën dhe 34 prej tyre vdiqën. Më vonë u zbulua se shkaku ishte bakteri legjionela.

“E dimë që ekziston sëmundja e kondicionerit, pasi çdo e mirë ka edhe efektet e saj anësore, por ne mundohemi ta menaxhojmë mirë 25, 26 janë temperaturat që ne mbajmë kondicionerin. Nuk kam kondicioner, se 140 mijë e kam pensionin. Nuk e ndez, se ftohem nga shpatullat dhe spondiliartroza”, janë shprehur disa qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat