Nuk zgjoheni dot në mëngjes? Epo lexoni se çfarë do të thotë kjo gjë për ju

Shëndetësia

Nuk zgjoheni dot në mëngjes? Epo lexoni se çfarë do të thotë kjo gjë për ju

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 06:36
Ilustrim

Tundimin për të fjetur më shumë në mëngjes e përjetojnë të gjithë. Zgjimi në mëngjes për disa prej jush është një sfidë më vete. Mirëpo, asgjë e mirë nuk vjen nga të qenit dembel, sidomos kur e gjithë bota, është duke u përgatitur për të filluar ditën. Gjithsesi, për të gjithë ju që nuk jeni njerëz mëngjesi, shkenca tregon se kjo mund të jetë një shenjë e inteligjencës.

Ju duket interesante? Lexoni më poshtë:

Sipas një studimi të kryer së fundmi, personat të cilët rrinë zgjuar deri vonë në darkë dhe mezi zgjohen në mëngjes kanë një inteligjencë më të lartë se ata që nuk e bëjnë këtë gjë. Ata janë më të lumtur dhe kanë të ardhura më të larta.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që ju ta kaloni kohën vetëm duke fjetur. Njerëzit që kalojnë më shumë se 12 orë në shtrat, kanë një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme. Njerëzit që flenë 8 orë, kanë një rrezik më të ulët të vdekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat