Çfarë i ndodh trurit kur jemi të mërzitur dhe pa disponim

Shëndetësia

Çfarë i ndodh trurit kur jemi të mërzitur dhe pa disponim

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 15:12
Foto

Njerëzit të cilët kanë gjasa të mërziten më shpesh, ndikonë në gjendjen e tyre mentale. Çfarë i ndodh trurit tonë kur jemi të mërzitur?

Mesatarja e të rriturve në SHBA, që përjetojnë ndjenja mërzie, përafërsisht 131 ditë në vit, të paktën kështu ka thënë disa hulumtues.

Çka është me rëndësi, nuk është vetëm se sa shumë kohë shpenzojmë duke qenë të mërzitur, por edhe si ndikon ajo tek ne dhe në trurin tonë, raporton “MedicalNewsToday”.

Zakonisht, të rriturit mendojnë se momentin që jeni  të mërzitur dhe pa disponim, do keni mungesë të produktivitetit dhe nuk mund të koncentrohen në punë.

Mirëpo, studiuesit tregojnë se të jeni pa disponim ose të mërzitur, kjo gjendje ndihmon në zhvillimin e kreativitetit tuaj.

Në mënyrë ose tjetër, të gjithë e përjetojmë këtë gjendje dhe vazhdojmë ta përjetojmë dhe po ashtu sipas disa hulumtimeve edhe kafshët e ndajnë këtë gjendje me ne, pasi që edhe ato shpesh mund të jenë të mërzitura dhe pa disponim.

Studime të mëparshme kanë ardhur në konkludime se personat që ndjehen më shpesh të mërzitur ose gjatë tërë kohës nuk janë në disponim kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme mendore, e sidomos ankth dhe depresion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat