Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni së ngrëni sheqer - Bota Sot
Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni së ngrëni sheqer

Shëndetësia

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni së ngrëni sheqer

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Nuk është e thjeshtë të ndalosh së ngrëni gjëra të ëmbla. Por të reduktosh sasinë e sheqerit sjellë përfitime të mëdha në shëndet. Ja disa prej tyre:

Sheqeri shkakton shumë rrudha në trupin e njeriut, ndaj ekspertët këshillojnë se po të reduktoni sasinë e sheqerit, mund të dukeni 10 vjet më të rinj.

Do të jeni më të lumtur

Mund të mendoni se një ëmbëlsirë mund t’ju bëjë të lumtur. Por ekspertët e thonë të kundërtën. Patjetër që ditët e para do ta keni të vështirë pasi trupi është mësuar me sheqer, por më vonë do të ndjeheni të lumtur.

Më pak kile

Mesatarisht ne konsumojmë 22 lugë sheqer në ditë, që është e barabartë me 350 kalori. Nëse ju konsumoni më pak, kjo përkthehet në më pak kile për trupin tuaj.

Më pak shanse për shfaqjen e diabetit

Nëse hani ushqime të kontrolluara me më pak sheqer, patjetër që do të keni shumë më pak mundësi të prekeni nga sëmundja e diabetit.

Do të jetoni më gjatë

Presioni i lartë i gjakut është një faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës, siç është diabeti dhe obeziteti, të cilat janë të lidhura me konsumin e sheqerit të tepërt, shkruan dritare.net. Sheqeri gjithashtu rrit yndyrat që përbëjnë rrezik për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...