A mund ta nxisë leukeminë jeta pa baktere dhe mikrobe në fëmijërinë e hershme?

Shëndetësia

A mund ta nxisë leukeminë jeta pa baktere dhe mikrobe në fëmijërinë e hershme?

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 20:46
Foto

Ata që kalojnë fëmijërinë të lirë nga mikrobet dhe bakteret dhe preken nga infeksionet më vonë në jetë mund të nxisin fillimin e leukemisë së fëmijërisë, sugjeron një studim i ri.

Hulumtimi i botuar të hënën në revistën Nature Review Cancer, zbulon se leukemia akute limfoblastike, lloji më i zakonshëm i kancerit të fëmijërisë, shkaktohet nga një proces me dy hapa.

Hapi i parë është një mutacion gjenetik para lindjes që predispozon fëmijët të kenë rrezik për zhvillimit e kësaj forme të leukemisë. Hapi i dytë është ekspozimi ndaj disa infeksioneve më vonë në fëmijëri, pas viteve të para të jetës në pastërti dhe pa infeksione.

Studimi tregon se fëmijët që u rritën në familje më të pastra gjatë vitit të tyre të parë dhe ndërveprojnë më pak me fëmijët e tjerë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë leukeminë limfoblastike akute.

Autori Mel Greaves, sugjeron që kanceri mund të jetë i parandalueshëm.

Greaves ka rishikuar më shumë se 30 vjet hulumtime, mbi gjenetikën, biologjinë qelizore, imunologjinë, epidemiologjinë dhe modelimin e leukemisë së fëmijërisë dhe arriti këtë përfundim.

Greaves tha se kishte kohë që pyeste veten “pse fëmijët e shëndetshëm zhvillojnë leukeminë dhe nëse ky kancer është i parandalueshëm”.

“Hulumtimi sugjeron që ky kancer ka një shkak të qartë biologjik dhe është shkaktuar nga një shumëllojshmëri e infeksioneve në fëmijët e predispozuar, sistemet e imunitetit të të cilëve nuk janë primuar siç duhet”.

Megjithatë, ekspertë të tjerë paralajmërojnë se duhet të konfirmohen më shumë specifika dhe të theksohet se higjiena dhe siguria janë ende të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat