Ja çfarë ndodh me ju, nëse pini kafe në stomak bosh

Shëndetësia

Ja çfarë ndodh me ju, nëse pini kafe në stomak bosh

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 21:37
ilustrim

Kafeja në të vërtetë është e shëndetshme, meqë përbëhet nga anti-oksidantë dhe ushqyes të dobishëm për organizmin tuaj.

Megjithatë, ekziston një dyshim në lidhje me konsumimin e kësaj pije në stomak bosh, e sidomos në mëngjes.

Konsumi i një kafe të zezë në një stomak bosh çon në lirimin e acidit hidroklorik në traktin tuaj të tretjes. Nëse tashmë vuani nga gastriti, atëherë me siguri e keni përjetuar këtë.

Acidi vepron si një “abuzues” i ushqimit në stomakun tonë. Kur hani diçka të rëndë, mund të shkaktojë probleme me tretje, pasi kjo do të çonte në një problem në tretje të proteinave.

Kur proteinat nuk janë plotësisht të dekompozuara, kjo çon në probleme të tjera, të tilla si inflamacion i zorrëve, fryrja e barkut, acarimi, e madje edhe kanceri i zorrës së trashë.

Arsyeja kryesore e mos-konsumimit të kafesë është rritja e nivelit të kortizolit në shpejtësi të madhe, duke i marrë trupit kohë të gjatë për ta kthyer në normalitet.

Për më tepër, konsumi i kafesë në stomak bosh do të rrisë nivelin e acidit në stomak, që mund të çojë në fryrje dhe të vjella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat