Ju njohim me 5 arsyet pse po shtoni ‘peshë nga uji’

Shëndetësia

Ju njohim me 5 arsyet pse po shtoni ‘peshë nga uji’

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 22:28
Ilustrim

Me siguri keni dëgjuar për termin ‘water weight’ ose peshë e shtuar nga uji. Për ata që nuk e dinë, ky problem prek shumë njerëz dhe ka disa simptoma që i kuptoni menjëherë, ndër to barku i fryrë, gishta të fryrë, parehati. Kur trupi nuk largon mjaftueshëm ujë gjatë urinimit, këto mbetje depozitohen ndërmjet organeve dhe ju keni probleme. Theksojmë se kjo lloj peshe është e përkohshme dhe largohet për disa javë.

Disa nga arsyet pse krijohet janë:

Konsum i tepërt i kripës dhe karbohidrateve.

Cikli menstrual.

Problemet hormonale.

Niveli i lartë i kortisolit.

Mjekimet.

Përpiquni të gjeni zgjidhjen e duhur duke komunikuar me një mjek për këto probleme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat