Zbulimi që po trondit mjekët, kanceri i prostatës mund të kurohet falë kësaj erëze të vetme

Shëndetësia

Zbulimi që po trondit mjekët, kanceri i prostatës mund të kurohet falë kësaj erëze të vetme

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 08:13
Foto

Kanceri i pankreasit është një nga format më agresive të tij. Shumica
e pacientëve që nuk e trajtojnë, vdesin 2 ose 4 muaj pas diagnozës.
Fatkeqësisht, vetëm 10 për qind e pacientëve kanë rezultate pas
kimioterapisë, por me efekte anësore shumë të rënda.

Kurkuma, përbërësi me ngjyrë i turmerikut, duket se ka fuqinë që të kurojë ndryshimet parakancerogjene në kancerin e zorrës dhe, sipas studimeve laboratorike, është efikas edhe kundër qelizave kancerogjene të mushkërive. Rezultate të ngjashme janë parë edhe te qelizat kancerogjene të pankreasit. Atëherë, përse të mos e përdorim
kurkumën për trajtimin e pacientëve me kancer të pankreasit? Në një
studim të kryer në Qendrën e Kancerit MD Anderson dhe të financuar
nga Instituti Kombëtar i Kancerit, pacientëve me kancer të avancuar
në pankreas, iu dhanë doza të mëdha kurkume. Nga 21 pacientët
që kishin zgjedhur studiuesit, dy prej tyre iu përgjigjën pozitivisht
trajtimit.Njëri pati një reduktim prej 73 për qind të masës tumorale, edhe pse po në atë vend, iu zhvillua një tumor i ri që rezultoi rezistent ndaj kurkumës. Megjithatë, pacienti tjetër tregoi një përmirësim të qëndrueshëm gjatë një periudhe tetëmbëdhjetë mujore. Hera e vetme

që vlerat e kancerit filluan të rriteshin, ishte gjatë një periudhe të
shkurtër 3 javore kur u ndërpre terapia me kurkumë. Po, është e
vërtetë që vetëm kanceri i dy pacientëve nga 21 të tillë reaguan, por ky
rezultat është i njëjtë me trajtimin e kimioterapisë, dhe nga përdorimi
i kurkumës nuk rrjedh asnjë efekt anësor. Për këtë arsye, pacientëve
me kancer në pankreas do t’ju sugjeroja kurkumën, pavarësisht nga
trajtimet e tjera që zgjedhin të bëjnë.

Duke pasur parasysh prognozën tragjike, parandalimi është thelbësor. Derisa të kemi më shumë informacione, gjëja me e mirë që mund të bëni, është të shmangni duhanin, konsumimin e tepërt të alkoolit, obezitetin dhe të ndiqni një dietë të varfër në produkte shtazore dhe drithëra të përpunuara, dhe të pasur në bimë bishtajore, thjerrëza, bizele dhe fruta të thara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat