Fëmija që është rritur pa konsumuar sheqerna, ja se si ka ndikuar

Shëndetësia

Fëmija që është rritur pa konsumuar sheqerna, ja se si ka ndikuar

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:35
ilustrim

Prindërit zakonisht i qerasin fëmijët e tyre me ëmbëlsira ose ushqime që përmbajnë sheqer, kryesisht pasi që ata kanë përfunduar një detyrë me sukses ose edhe për ndonjë sjellje tjetër të mirë.

Është e qartë që shoqëria jonë e sotme ka një problem të madh sa i përket varësisë ndaj sheqernave. Prandaj, a është e pamundur të mendohet se mund ti rrisim fëmijët tanë pa sheqerna?

Merrni shembull këtë fëmijë, Grace Coope, e cila është rritur pa konsumuar sheqer. Nëna e saj, Shan, ka ndjekur një diet të posaçme të quajtur Paleo diet. Sheqernat e rafinuar, konkretisht ushqimet e përpunuara nuk kanë qenë pjesë e dietës së Grace, raporton “The Healthy Soul”.

Nëna e saj tregon se përgjatë këtyre viteve, ajo vetëm një herë është sëmurë, edhe ajo madje kishte qenë një ftohje e lehtë, kështu që kjo mënyrë e ushqyerit duket se ka funksionuar shumë mirë për vajzën e saj, transmenton lajmi.net.

Kryesisht kjo diet ka përfshirë ushqime si: vezë në vaj të kokosit, patate të ëmbla, karota, patate, brokoli, dhe avokado.

Ju mund ta ndjekni Shan në instagram e cila ndan mënyrën e jetësës së saj dhe vjazës së saj, linkun e gjeni më poshtë.

Shan, shton se ajo nuk do ia imponojë gjithmonë këtë mënyrë të ushqyerjes vajzës se saj, ajo është e lirë kur të rritet të zgjedh mënyrën e vet të jetesës dhe ushqyerjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat