Ja çfarë tregon e qara tek njerëzit?!

Shëndetësia

Ja çfarë tregon e qara tek njerëzit?!

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 06:24
Lotë

Karakteri është një elemnt dallies për shumë persona, që është I lindur dhe nuk është i ndryshueshëm. Ata kanë mënyra të ndryshme të mbajtjes dhe shprehjes së ndjenjave. E qara përgjithësisht shoqërohet me një ndjenjë të thellë trishtimi.

 

Sipas psikologëve, e qara është e mirë dhe e shëndetshme, dhe njerëzit që qajnë shumë janë të veçantë. Më poshtë do të lexoni disa nga detajet që tregon e qara tek njerëzit;

 

E qara redukton stresin

Nëse jeni një person i cili qan lehtësisht, atëherë do ta keni më të lehtë për t’u marrë me situata të vështira jetësore. Pas “të qarës”, ju do të ndiheni më të lehtësuar dhe do të jeni në gjendje të shihni qartë situatën që ju bëri për të qarë.

 

Tregon se nuk keni frikë nga ndjenjat tuaja

E qara është gjithashtu një shenjë se nuk keni frikë nga ajo që ndjeni. Është një shenjë se ju pranoni ndjeshmërinë dhe lëndimin tuaj. Kjo është një shenjë se ju jeni një person i fortë.

 

Tregon se sa trim jeni

Njerëzit që tregojnë emocionet e tyre janë të guximshëm dhe autentikë. Është më e rëndësishme për ata që të jetojnë në të vërtetën e tyre sesa të shqetësohen për atë që të tjerët mendojnë. Përveç kësaj, ata e dinë se të tjerët do të tregojnë më lehtë ndjenjat e tyre të vërteta, madje edhe përmes lotëve, por nuk guxojnë, sepse duhet të ruajnë imazhin që kanë krijuar për veten.

 

E qara ndihmon në vendosjen e balancës

Kur ju pranoni ndjenjat tuaja dhe qarja është pjesë e procesit të pranimit, ju do ta keni më të lehtë shprehjen e ndjenjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat