Njerëzit me këtë sëmundje plaken më shpejt

Shëndetësia

Njerëzit me këtë sëmundje plaken më shpejt

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 18:05
Ilustrim

Hulumtuesit kanë nxjerrë një përfundim interesant, por logjik, që njerëzit me HIV plaken më shpejt, pasi simptomat e tyre dhe pasojat e sëmundjes çojnë në rritjen e rrezikut të vdekjes së parakohshme.

Me terapinë antiretrovirale, një numër i madh pacientësh me HIV mund të presin që të jetojnë për dekada pas infektimit, por mjekët kanë vërejtur se këta pacientë shpesh tregojnë shenja të caktuara të plakjes së parakohshme.

Autorët përdorën një shënues shumë të saktë për plakjen në nivelin biologjik dhe zbuluan se në disa mënyra HIV shkakton një mesatare prej gati 5 vjet plakjeje të parakohshme.

Kjo rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 19%, sipas një studimi të publikuar në revistën Molecular Cell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat