Hidratoni trupin me recetën e ujit detoks

Shëndetësia

Hidratoni trupin me recetën e ujit detoks

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 13:24
Ilustrim

Përbërsit:

250 ml ujë

6 limona

100 gram sheqer

2 kastraveca

Udhëzimet:

1

Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni sheqerin dhe sapo të jetë shkrirë i gjithi, fikeni zjarrin.

2

Shurupin e përgatitur e vendosni në frigorifer për disa minuta.

3

Në një blender shtoni kastravecat e prerë në kubik dhe i trazoni për disa minuta. Me një sitë mundohuni të merrni maksimumin e lëngut të kastravecave.

4

Në një kanë bashkoni shurupin, lëngun e kastravecit dhe lëngun e limonave.

5

Nëse dëshironi konsumojeni të ftohtë duke i shtuar disa kuba akulli. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat