Zgjidhet dilema: Kështu ndikon në të vërtetë aspirina në zemër

Shëndetësia

Zgjidhet dilema: Kështu ndikon në të vërtetë aspirina në zemër

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Njohuri të reja rreth efektit të aspirinës në zemër sjellin ndryshime në praktikën aktuale të trajtimit.

Një studim me më shumë se 2300 pacientë tregoi se aspirina nuk ndikon në zemër keq, siç mendohet më parë, dhe në veçanti nuk rrit rrezikun e pamjaftueshmërisë kardiake, transmeton KosovaPress.

Dy studime të mëparshme kanë sugjeruar se përdorimi i aspirinë rrit rrezikun e pamjaftueshmërisë.

Studimi i ri, i cili e krahasoi aspirinën me warfarin dhe studimet e mëparshme, ishte dukshëm më i madh dhe më i qëndrueshëm me 168 qendra shëndetësore të përfshira në 11 vende në mbarë botën për një periudhë prej 10 vjetësh.

Rezultatet tregojnë se nuk ka asnjë dëm në zemër nga aspirina dhe se praktika e deritanishme është gjetur të jetë e gabuar.

Gjithashtu, kardiologët më të njohur besojnë se këto të dhëna janë më afër të vërtetës dhe më të besueshme se ato të mëparshme.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thekson se kjo njohuri do të ndikojë ndjeshëm te njerëzit me dështim të zemrës, të cilët vetëm në Amerikë janë rreth 6 milionë.

Pamjaftueshmëria e zemrës është një gjendje kronike kur zemra nuk mund të pompojë gjak të mjaftueshëm për nevojat e gjithë trupit.

Një gjendje e tillë shkakton simptoma të tilla si lodhje. Shpesh, pamjaftueshmëria e zemrës shkakton dëmtime të muskujve të zemrës, të cilat mund të çojnë në sulme në zemër ose sëmundje të arteries koronare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat