Sa ujë duhet të pimë gjatë verës?

Shëndetësia

Sa ujë duhet të pimë gjatë verës?

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:29
Ujë

Në ditët e zakonshme, duhet të pimë 6-8 gota ujë. Mirëpo, ka një lajm të mirë, në këtë pjesë mund të pimë edhe qumësht, pije pa sheqer, çaj, kafe, por, kujdes! Sepse pijet me kafeinë e kanë efektin anësor të urinimit, gjë që ju qon deri tek humbja e lëngjeve, pra Kerry ka sugjeruar që të konsumojmë sa më pak pije me përmbajtje të kafeinës. 

Gjithashtu në këtë kategori hyjnë edhe pijet nga pemët e shtrydhura, të cilat më së shumti lejohet të pihen 150ml në ditë, për shkak të sheqerit natyral që përmbajnë.

Ushqimet të cilat na ndihmojnë të qëndrojmë më të hidratuar janë: Dredhëza, trangulli, kungulli i njomë, selino, pjepri dhe shalqiri.

Akulloret, kubet me akull mund të duken si zgjidhjet më të mira për të na freskuar, por në të vërtet ato shkaktojnë më shumë dëme. Në fillim duket se na freskojnë, por kjo ndodhë për një afat të shkurtër dhe si rezultat më vonë do të kemi më shumë nxehtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat