Shërimi i kësaj sëmundjeje varet nga “fati juaj”

Shëndetësia

Shërimi i kësaj sëmundjeje varet nga “fati juaj”

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 14:17
Ilustrim

Studimi I ri sugjeron, që disa barna për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit mund të dështojnë në trajtim, për shkak të AND-së së një personi, shkruan Dailymail.

Studimi ka treguar se një mutacion gjenetik, që disa njerëz e bartin mund të jetë arsyeja se pse disa medikamente nuk funksionojnë tek disa njerëz. Gjeni “CHRFAM7A” kodon informacione të acetilkolinës- substancë kjo e cila është përgjegjëse për transmetimin e impulseve brenda sistemin nervor.

Kjo substancë ka të bëjë me memorien si dhe është shumë e lidhur me sëmundjen e Alzheimerit. Gjithsesi, mutacioni I këtij gjeni thuhet se është prezent ne tre nga katër persona, për këtë arsye barnat funksionojnë tek disa persona dhe jo tek disa të tjerë. Fatkeqësisht këta njerëz të “pafat” që e bartin këtë mutacion mund ta kenë të vështirë të shërohen nga Alzheimeri.

Barnat që përdoren për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit, kanë për qëllim stimulimin e funksionit të kësaj substance.

Ky zbulim, u bë nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Buffalo, i udhëhequr nga Dr. Kinga Szigeti, drejtor i Qendrës për Çrregullime dhe Sëmundje të Kujtesës. Këto sëmundje prekin 850.000 njerëz çdo vit, dhe 62% prej tyre preken nga sëmundja e Alzheimerit.

“Studimi jonë ka treguar se personat, që vuajnë nga kjo sëmundje dhe e bartin këtë mutacion duhet t’u përcaktohet një terapi e personalizuar, për shkak se terapitë e deritanishme nuk kanë dhënë efekt”, tha autori I këtij studimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat