E thotë shkenca: Nënat që kanë përkrahje familjare rrisin fëmijë më të aftë

Shëndetësia

E thotë shkenca: Nënat që kanë përkrahje familjare rrisin fëmijë më të aftë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 14:57
Foto

E dijmë se të pasurit të një rrethi mbështetës si prindër të rinj është një bekim i vërtetë. Pasja e përkrahjes së njerëzve që I duam dhe u besojmë është një udhëtim grandioz në jetë që ndikon tejet mase shumë edhe në shëndetin mendor të një nëne.

Studimi I publikuar në “JAMA Netëork” tregon se nënat që kanë një rreth të shëndetshëm familjar dhe shoqëror, do të lindin foshnje me tru të zhvilluar.

Studiuesit gjetën se kur nënat kanë një rrjet suportiv, fëmijët e tyre tregojnë performancë të mirë në testet e njohjes. Mesatarisht, nënat e studiuara kanë raportuar të kenë 3 deri në 4 persona në rrethin e tyre suportiv.

Kurse nënat që kishin më pak të njohur, fëmijët e tyre shënuan pikë më të ulëta në testim, shkruan “The Conversation”.

Duke e tejkaluar kontekstin e një rrethi familjar, gratë që janë në një raport pune po ashtu asociohen me një jetë familjare ku fëmijët tregojnë arritje të mëdha. Kjo ndikohet nga përvoja e gjerë e nënës e mbushur me eksperienca të marra në fushën e punës.

Studimi thotë se kjo përkrahje, përpos që është emocionale ajo në fakt është edhe shumë e vërtetë dhe reale. Nënat me shoqëri të madhe mund të kërkojnë ndihmë nga miqtë ose familjarët që të përkujdesen për fëmijët, t’u bëjnë pazarin në një ditë shumë të zënë etj.

“Këto burime mund të ulin tej mase nivelin stresues të jetës dhe të përmirësoj shëndetin mental të një gruaje, e gjë automatikisht ndikon edhe në atë të të vegjëlve të saj”, ka thënë kryesuesi i studimit LeËinn.

Nëse doni të krijoni një grup të tillë edhe ju, atëherë mund të ndiqni 3 hapat e mëposhtëm:

– Regjistrohu në një grup: Hulumto për të gjetur ndonje grup nënash të cilat bëjnë aktivitete të ndryshme së bashku. Nëse nuk gjen, atëherë merr masa të hapësh një të tillë vetë. Do të habitesh nga numri I nënave që do shtohen.

– Kërko ndihmë online: Shfrytëzo burimet e pafundme të internetit për të gjetur këshilla apo evente që bëjnë bashkë grupe nënash.

– Gjeje hobin tënd: Mund të jetë noti, një klasë Zumba, ecja në natyrë, pazari për shtëpi… Gjithcka mund të shërbejë si një formë relaksi, të cilën mund ta shfrytëzoni për të relaksuar mendjen tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat