Cilat janë ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës?

Shëndetësia

Cilat janë ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës?

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 18:05
Ilustrim

Sëmundja e zemrës është ende vrasësi numër një në Shtetet e Bashkuara. Ka shumë gjëra që mund të bëni për të mbajtur zemrën të shëndetshme dhe pa sëmundje.

Ju mund të ushtroni çdo ditë, ta ndalni pirjen e duhanit, apo të ndërmerrni hapa për të ulur nivelin e stresit në jetën tuaj.

Të gjitha këto mund të kenë efekte pozitivë në shëndetin e zemrës, por ndryshimet më të mira do i përfitoni nëse do e shikoni atë se çfare konsumoni.

Asparagus

Asparagus është një burim natyral i folatit, i cili ndihmon në parandalimin e krijimit të një amino acidi të quajtur homocisteinë në trup.

Fasule, bizele

Këto mund të reduktojnë ndjeshëm nivelet e lipoproteinës së densitetit të ulët (LDL) ose “kolesterolit të keq”.

Manaferrat

Janë të mbushura me polifenol antioksidues, të cilat ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Manaferrat janë një burim i madh i fibrave, folatit, hekurit, kalciumit, vitaminës A dhe vitaminës C, dhe ato janë me yndyrë të ulët.

Brokoli

Disa studime tregojnë se nëse rregullisht  konsumohet brokoli i avulluar mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe të parandalojë sëmundjet e zemrës.

Chia fara dhe flaxseeds

Këto fara janë një burim i pasur me bazë bimore të acideve yndyrore omega-3, të tilla si acid alfa-linolenik.

Çokollatë e zezë

Shkencëtarët tani besojnë se çokollata e zezë ka përfitime mbrojtëse kundër aterosklerozës, e cila është kur pllakat ndërtohen brenda arterieve, duke rritur rrezikun e sulmit në zemër dhe goditje në tru.

Kafeja

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se pirja e kafesë rregullisht ishte e lidhur me një zvogëlim të rrezikut të zhvillimit të dështimit të zemrës dhe goditjes.

Çaj jeshil

Pirja e çajit të gjelbër shoqërohet me një zvogëlim të vogël të kolesterolit, i cili, siç e dimë, është një kontribues kryesor i sëmundjeve të zemrës dhe goditjes së zemrës.

Vera e kuqe

Shumë studime kanë vërejtur përfitimet e mundshme shëndetësore të antioksidantëve në verë të kuqe. Megjithatë, nuk ka gjasa që përfitimet e antioksidantëve të jenë më të mëdha se rreziqet e alkoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat