Gjërat që meshkujt duhet t’i dinë për kancerin e gjirit! - Bota Sot
Gjërat që meshkujt duhet t’i dinë për kancerin e gjirit!

Shëndetësia

Gjërat që meshkujt duhet t’i dinë për kancerin e gjirit!

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 18:07
Ilustrim

Sipas një studimi që është bërë së fundi, numri i meshkujve me kancer siç thuhet nështë në rritje, pjesërisht për shkak se po jetojmë më gjatë, por edhe për shkak të obezitetit dhe zgjedhjeve të caktuara të jetesës që lidhen me të.

Dy llojet e kancereve që po prekin më së shumti meshkujt janë :i prostatës – kanceri më i zakonshëm i diagnostikuar në meshkuj – dhe mushkëritë, që përbën vdekjen më të madhe.

 Por burrat gjithashtu rrezikohen nga kanceri i gjirit. Dhe nëse sëmundja veçse ka prekur familjen tuaj, rreziku juaj është pothuajse i njëjtë sikurse për femrat.

Këtu janë disa gjëra që burrat duhet të dinë (por ndoshta nuk e bëjnë).

Rreziku është i vogël por i vërtetë

Shumë burra nuk mendojnë se mund të preken nga kanceri i gjirit sepse nuk e kuptojnë se kanë indin e gjirit. Megjithatë, rreziku i tyre i përgjithshëm është shumë më i ulët.

Simptomat janë të njëjta

Burrat duhet të shikojnë të njëjtat shenja të kancerit të gjirit si gratë, thotë Dr Nangia. Këto përfshijnë një gungë në gji, një gungë në sqetull, ndryshime në lëkurë ose ndryshime në thithka.

Meshkujt gjithashtu kanë kanale të qumështit

Kancerin e gjirit më të zakonshëm në meshkuj është kanceri që formohet në kanalet e qumështit, thotë Rachel Brem, M.D., drejtor i Programit të Kancerit të Gjirit në Qendrën e Kancerit GW në Uashington, D.C.

Historia familjare ka rëndësi. Shumë!

Faktori numër një i rrezikut për kancerin e gjirit tek meshkujt është një mutacion në gjenin BRCA2, thotë Dr. Brem. Ky gjen ndihmon në riparimin e ADN-së të dëmtuar dhe parandalimin e zhvillimit të kancerit. Ju mund të trashëgoni një mutacion BRCA nga nëna apo babai.

Historia familjare e kancerit të prostatës është shenjë paralajmëruese

Nëse shumë burra në familjen tuaj janë diagnostikuar me kancer të prostatës në fillimin e hershëm, ju duhet të shkoni tek mjeku dhe të kryeni testimin e duhur për të parë se a jeni të prekur apo jo.

Kanceri i gjirit është më vdekjeprurës në meshkuj

“Njerëzit zakonisht diagnostikohen në një fazë të mëvonshme”, thotë Dr Nangia. Kjo mund të ndodhë sepse njerëzit nuk janë aq të vetëdijshëm për ndryshimet në thithkat ose gjoksin e tyre, kështu që ata nuk mund të vënë re diçka specifike deri të jetë pak më e avancuar.

Sipas të dhënave, norma e mbijetesës 5-vjeçare sapo të përhapet kanceri është 25%. Kur kjo sëmundje zbulohet ndërkohë që është ende në fazë fillestare, niveli 5 vjeçar i mbijetesës është gati 99 përqind.

Andaj, kujdes. Mos i injoroni asnjë nga gjërat e përmendura më lart!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...