A është sëmundja e Alzheimer e parandalueshme?

Shëndetësia

A është sëmundja e Alzheimer e parandalueshme?

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 17:27
Foto

Nuk ka asnjë provë ose test që mjekët mund ta përdorin për të përcaktuar përfundimisht se a mund të keni sëmndjen Alzheimer apo jo.

“Nëse jeni në të njëzetat apo të tridhjetat dhe dëshironi të dini se a do të keni këtë smundje, mjekët nuk kanë informacione apo teste për ta përcaktuar hipotezën tuaj”.

Për një gjë të gjithë pajtohen: Ka shumë gjëra të panjohura rreth kësaj sëmundje. Nuk dihet shkaktari kryesor i kësaj sëmundje. Mirëpo, një gjë dihet nëse keni ndonjë të afërm si prindërit, vëllaun, motrën, me këtë sëmundje, gjasat që të keni edhe ju janë më të mëdha, por jo definitive, raporton “CNN”.

Përderisa nuk egzistojnë këto informacione se çka e shkakton dhe si të parandalohet, është mirë që të mbani shëndetin e juaj, të hani shëndetshëm të ushtroni, këto dyja sipas një studimi ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës.

Të kujdeseni për vetën është shumë e rëndësishme për kujtesën, e sidomos kujdesi ndaj shëndetit mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat