Jetëgjatësia juaj është e shkruar në dhëmbët tuaj!

Shëndetësia

Jetëgjatësia juaj është e shkruar në dhëmbët tuaj!

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 17:14
Foto

Dhëmbët janë një tregues i shëndetit të përgjithshëm, por shkencëtarët pyesin nëse mund të parashikojnë kohëzgjatjen e jetës së tyre.

Numri i dhëmbëve që dikush ka humbur mund të parashikojë se sa do të jetojë. Por gjithashtu - ajo tregon për sëmundjen që dikush ka ose është subjekt i tij.

Njerëzit që kanë të gjithë dhëmbët deri në 74-vjeç kanë mundësinë të përjetojnë 100-vjet, tregon një studim i ri mbi këtë temë, botuar në revistën "Periodontology 2000".

Ata që kanë humbur pesë ose më shumë dhëmbë deri moshën 65-vjeç, ka të ngjarë të vuajnë nga probleme serioze shëndetësore, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, osteoporoza.

Natyrisht, e gjithë kjo lidhet me cilësinë e jetës së një individi dhe me statusin socio-ekonomik, por edhe me stresin, transmeton KosovaPress.

Ekspertët theksojnë se është e nevojshme të lani dhëmbët dy herë në ditë, me pasta fluori, dhe që marrja e sheqerit duhet zvogëluar.

Përkundër masave të marra, vëmendja duhet t'i kushtohet "sjelljes" së dhëmbëve, pasi ato janë ndër treguesit e parë të problemit shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat