Adoleshentët që s’hanë mëngjes kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë

Shëndetësia

Adoleshentët që s’hanë mëngjes kanë më shumë gjasa të shtojnë peshë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 23:38
Ilustrim

Adoleshentët që kalojnë mëngjesin e tyre pa ngrënë kanë më shumë gjasa të bëhen mbipeshë, ka zbuluar një hulumtim i ri.

Shkencëtarët paralajmërojnë se mungesa e vaktit të parë të ditës mund të çojë në zakone jo të duhura që i bëjnë të rinjtë të shtojnë kile.

Në vend që të hajnë një ushqim të shëndetshëm për mëngjes, adoleshentët e uritur ushqehen me ushqime të pashëndetshme si pasta dhe pije të mbushura me sheqer më vonë.

Adoleshentët dhe fëmijët e Britanisë janë ndër të sëmurët në botën perëndimore, me normat më të larta të obezitetit në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat