Hulumtim: Tekila ju ndihmon të humbni peshë

Shëndetësia

Hulumtim: Tekila ju ndihmon të humbni peshë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 23:55
Tekila

Shumë njerëz vuajnë nga uria si shkak i dietave strikte për të humbur peshë, mirëpo kemi një lajm të mirë për konsumuesit e alkooli – konkretisht për persona që i kanë qejf tekilat.

Sipas disa hulumtimeve të bëra – ato sugjerojnë se tekila mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Studimi tregon se sheqeri natyral i cili gjendet në bimën agave e cila përdoret për ta krijuar tekilën, ka aftësinë t’i zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak, dhe rrjedhimisht t’i ndihmojë njerëzit obezë të humbin peshë.

Sipas Mercedes G. Lopez, një nga hulumtueset që ka marrë pjesë në këtë studim, elementet të cilat i përmban tekila ndikojnë në rritjen e niveleve të një hormoni i cili e zvogëlon shpejtësinë me të cilën stomaku mbetet bosh.

Kjo rezulton që të jeni të ngopur për një kohë më të gjatë.

Në një studim tjetër, shkencëtarët i kanë ushqyer minjtë me dieta standarde dhe u kanë shtuar sheqer natyral, të quajtur agavin.

Aty shkencatarëtë zbuluan se minjtë të cilët kishin konsumuar agavine kishin ngrënë më pak ushqim dhe kishin pasur nivele më të ulëta të glukozës në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat