Efektet shëndetësore të mjaltës

Shëndetësia

Efektet shëndetësore të mjaltës

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:14
Mjaltë

Për mijëra vite me radhë mjalti është përdorur si zgjedhja kryesore kundër inflamacionit dhe për shërimin e organizmit.

Veç kësaj një nga mënyrat më efikase dhe të thjeshta për të shfrytëzuar të mirat e mjaltit është edhe konsumimi i tij para gjumit.

Mjalti përmirëson cilësinë e gjumit, mungesa e të cilit mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore siç janë: tensioni i lartë, diabeti i tipit 2, artriti, ishemia dhe sëmundjet e zemrës.

Nëse konsumoni një lugë çaji me mjaltë përpara gjumit, ai do të rrisë lehtë nivelin e insulinës e cila ndihmon në çlirimin e hormonit tryptophan.

Mjalti ndihmon edhe në rritjen e serotoninës, hormoni i humorit të mirë, kënaqësisë dhe gëzimit si dhe melatoninës, hormoni i gjumit të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat