Speci djegës rrit rrezikun e humbjes së memories

Shëndetësia

Speci djegës rrit rrezikun e humbjes së memories

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:29
Ilustrim

Speci djegës mund të jetë ushqimi më i preferuar i një personi, por kërkimet sugjerojnë se ai mund të shkaktojë humbjen e kujtesës.

Një studim me më shumë se 4500 njerëz zbuloi se ata që konsumonin 50 gramë spec djegës në ditë kishin dy herë më shumë gjasa të ankoheshin për memorie të dobët.

Ushqimi shumë djegës lidhej gjithashtu me një rënie prej 56 për qind në kujtesë gjatë 15 vjetëve, tregon hulumtimi.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt përse ekziston lidhja, por shtojnë se kjo mund të ndikojë në 'qëndrueshmërinë' e nervit.

Studimi është kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Katarit, i cili përfshinte akademikë nga Universiteti i Australisë Jugore.

Ndryshe, speci djegës ka qenë i lidhur me një rrezik të reduktuar të obezitetit, presionit të lartë të gjakut dhe vdekjes së hershme. Megjithatë, studimet në kafshë që shikojnë rolin e capsaicin, një përbërës i specit djegës, kanë prodhuar rezultate të përziera, me disa që sugjerojnë se është 'neuro-toksik'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat