Ka një 'ilaç' për të gjithë njerëzit që nuk pijnë shumë ujë, sidomos në verë

Shëndetësia

Ka një 'ilaç' për të gjithë njerëzit që nuk pijnë shumë ujë, sidomos në verë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:08
Ilustrim

Vera është një stinë e nxehtë, e cila vazhdimisht provokon etje. Edhe pas tre dusheve me ujë të ftohtë, asgjë nuk të freskon më shumë se çaji i ftohtë. Dhe nëse pjesa më e madhe e njerëzve e kanë kollaj një çaj Lipton, kjo është një zgjidhje klasike, nga e cila mund të shkëputesh për të gjetur një më natyrale.

Mentja dhe nenexhiku janë bimë që e bëjnë çajin më të freskët dhe më të shëndetshëm. Në të gjitha shtëpitë njihet si ilaçi që qetëson çdo lloj ankese, si tretjen e ushqimit, të vjellat, por edhe problemet me zorrët, ka efekt qetësues, madje edhe e ndihmon trupin të freskohet dhe të mos djersijë. Përveç kësaj, mentja është një bimë e ëmbël dhe ka aromë si çamçakëz me mente. Këshillohet sidomos për njerëzit që nuk pijnë shumë ujë, sepse i mban për një kohë të gjatë të hidratuar.

Përbërësit (për 4 persona)

4 degë nenexhik i freskët

2 lugë gjelle mente e grirë (nëse nuk ke të thatë, edhe të freskët - opsionale)

1 lugë gjelle mjaltë

2 feta limoni, (1/2 limon)

Në 500 ml ujë të freskët, hidh përbërësit e mësipërm. Përzieji bashkë për disa minuta. Hidh gjethet e mentes, shtypi me lugë për të nxjerrë aromë, por edhe lëngje, dhe lëri ashtu për 5 minuta të tjera. Fute në frigorifer ose shërbeji me akull, duke e zbukuruar gotën me një copë limoni dhe degëz nenexhiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat