Molla që ju jeni duke e ngrënë mbart 100 milion baktere, thotë studimi

Shëndetësia

Molla që ju jeni duke e ngrënë mbart 100 milion baktere, thotë studimi

Nga: A.H Më: 25 korrik 2019 Në ora: 21:45
Foto

Thënia e famshme, një mollë në ditë mban mjekun larg mbetet e vërtetë për shumicën prej nesh, por mollët që ne po hajmë, a janë vërtet të shëndetshme?

Një studim i ri, i botuar në revistën "Frontiers in Microbiology", tregon se nëse hamë një mollë, po gëlltisim rreth 100 milionë baktere, transmeton Bota sot.

Tani, nëse këto bakterie janë të mira apo të këqija, kjo varet nga mënyra se si janë rritur mollët. Studimi krahasoi bakteriet në mollët konvencionale të blera nga dyqani me ato organike, duke bere krahasim me të freskëtat. Shumica e bakterieve janë brenda mollës, por soji i bakteries varet nga pjesët që ju hani, thonë studiuesit, duke shtuar se mollat e rritura në mënyrë organike kanë bakterie më të larmishme dhe të balancuara, të cilat i bëjnë më të shëndetshme dhe më të shijshme se mollët konvencionale.

"Bakteriet, kërpudhat dhe viruset në ushqimin tonë kolonizojnë me kalimin e kohës stomakun. Gatimi vret shumicën e këtyre, kështu që frutat dhe perimet e papërpunuara janë burime veçanërisht të rëndësishme të mikrobeve të zorrëve," tha profesor Gabriele Berg nga Universiteti i Teknologjisë Graz në Austri.

"Duke vendosur mesataren për çdo komponent të mollës, ne vlerësojmë se një mollë tipike 240 gram përmban rreth 100 milionë baktere," tha Berg.

Fara e frutave kanë 90 për qind ose shumicën e bakterieve, ndërsa mishi është përgjegjës për pjesën më të madhe të mbetjeve. Por kjo ende lë 10 milionë bakterie të shëndetshme dhe të larmishme për të populluar zorrën e njeriut, sipas shkencëtarëve në Universitetin e Teknologjisë të Grazit në Austri. A janë këto baktere të mira për ju?

"Mollat e freskëta, të administruara në mënyrë organike, kanë një komunitet bakterial dukshëm më të ndryshëm dhe më të dallueshëm, krahasuar me ato konvencionale", shpjegoi Berg.

"Escherichia-Shigella - një grup i bakterieve që përfshin patogjene të njohura - u gjet në shumicën e mostrave konvencionale të mollës, por asnjë nga mollët organike, thanë hulumtuesit.

"Rezultatet tona pajtohen shumë me një studim te kohëve të fundit mbi komunitetin fungal të shoqëruar me fruta të mollës, që zbuloi specifitetin e varieteteve kërpudhore në indet e ndryshme dhe praktikat e menaxhimit", tha Birgit Wasserman, autori kryesor i studimit.

Mollët ofrojnë një mori përfitimesh shëndetësore që përfshijnë: Eshtë e pasur me vitaminë K, vitaminë C, fibër dhe kalium. Është gjithashtu e pasur me polifenole të dobishme. Nëse jeni ne diete, mund te perfshini kete frut te pasur me fibra pasi ka pak kalori.

Mollët janë të dobishme për shëndetin e zemrës, pasi fibra e tretshme në frutë ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Përfitimet antioksiduese të polifenoleve mund të ndihmojnë në reduktimin e presionit të gjakut. Molla është gjithashtu e mirë për njerëzit me diabet pasi përmban polifenole.

Megjithatë, duhet të mbani një kontroll të sasisë së mollës kur te konsumoni./Botasot/

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat