OBSH jep alarmin për rrezikun që paraqet konsumi i cigares elektronike

Shëndetësia

OBSH jep alarmin për rrezikun që paraqet konsumi i cigares elektronike

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 07:25
Ilustrim

Cigaret elektronike janë të dëmshme dhe duhen përmirësuar.

Kështu deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë në një raport global për duhanin, duke shpjeguar se si cigaret elektronike janë të rrezikshme për shëndetin, pavarësisht se nuk kanë katran dhe gaz toksik dhe një sasi të vogël nikotine, në krahasim me cigaret normale e purot.

Gjykimi i OBSH vjen pas disa studimeve që tregojnë shqetësimin e disa qeverive për një formë të re varësie.

‘Edhe nëse niveli i rrezikut nuk është përcaktuar në mënyrë definitive, e-Cig janë padyshim të dëmshme dhe duhen përmirësuar- thuhet në raport. Ndër të tjera nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar që janë një ndihmë e madhe për të lënë duhanin. Pjesa më e madhe e atyre që i përdor tymon cigare tradicionale.

OBSH nënvizon gjithashtu edhe për dezinformimin që kompanitë e duhanin japin për cigaret elektronike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në raport thekson për një rritje të shërbimeve për ata që synojnë të ndalojnë pirjen e duhanit, të arritshme vetëm për 30% të popullsisë së botës. Pa ndihmë, vetëm 4% e përpjekjeve janë të suksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat