Jo, kafeja nuk e shkakton kancerin dhe as nuk e parandalon atë

Shëndetësia

Jo, kafeja nuk e shkakton kancerin dhe as nuk e parandalon atë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 14:20
Ilustrim

Konsumimi i kafesë nuk e rritë rrezikun e kancerit, mirëpo as nuk e parandalon atë. Kjo sipas një studimi të fundit të bërë nga një grup hulumtuesish nga  Australia, shkruan Dailymail.

Deri tani janë bërë shumë studime, disa prej të cilave kanë rezultuar se kafeja e rritë rrezikun për kancer dhe disa të tjera kanë sugjeruar që kafeja e parandalon ëatë. Tani studimi I fundit, I mbajtur me 46.000 pacientë me kancer sugjeron se asnjëra nga teoritë nuk qëndron.

Sipas Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve në vitin  2020,numri I personave të diagnostikuar nga kanceri do të rritet për  24%.  Faktorët që ndikojnë në këtë rritje të dukshme të rrezikut renditen shumë, që nga ekspozimi ndaj diellit deri te konsumimi  I alkoolit.

Krahas këtyre faktorëve, deri tani shumë shkencëtarë kanë pretenduar se edhe kafeja është karciogjenike.

Gjithsesi,studimi I fundit I bërë nga Universiteti Queen island në Australi, ka përdorur informacione të 316.497 personave, prej tyre 46.155 të diagnostikuar me kancer. Sipas analizave të bëra nuk është vërejtur ndonjë efekt që, kafeja mund të ketë në shkaktimin  e kancerit por  as edhe në parandalimin e kësaj sëmundjeje.

“Sipas studimit tonë, konsumimi I kafesë nuk ka aspak të bëjë me kancerin ”, tha autori  I këtij studimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat