Mungesa e vitaminës D: Simptomat që asnjëherë nuk duhet t’i injoroni

Shëndetësia

Mungesa e vitaminës D: Simptomat që asnjëherë nuk duhet t’i injoroni

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:23
Ilustrim

Simptomat e mungesës së vitaminës D përfshijnë ndjenjën e lodhjes dhe rënien e disponimit.

Trupat tanë e prodhojnë vitaminën D nga kolesteroli kur ekspozohen ndaj dritës së diellit.

Ndërsa kolesteroli mund të gjendet në disa peshq të yndyrshëm dhe produkte të qumështit, është shumë e vështirë për ta marrë atë vetëm nga dieta.

Mos marrja e mjaftueshme e kësaj vitamine mund të shpie në plogështi të muskujve, lodhje dhe madje edhe probleme të shëndetit mendor.

Por ndonjëherë nuk është e lehtë të dallosh nëse keni mangësi të vitaminës D, pasi simptomat kanë tendencë të jenë delikate.

Më poshtë gjeni gjashtë shenjat në rast të mungesës së këtij minerali, të cilat nuk duhet t’i injoroni.

– Rënia e disponimit

– Thyerja e lehtë e kockave

– Dhimbjet në eshtra dhe në nyje

– Djersitja e kokës

– Lodhja

– Shërim i ngadaltë i plagës

Përveç marrjes së vitaminës Dnga rrezet e diellit ose përmes dietës suaj, është gjithashtu e mundur që ajo të merret nëpërmjet suplimenteve.

Shëndeti Publik në Angli rekomandon 10 mikrogramë në ditë për shumicën e njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat