Kur era e keqe e gojës paralajmëron sëmundje

Shëndetësia

Kur era e keqe e gojës paralajmëron sëmundje

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 10:30
Ilustrim

Duke filluar nga diabeti deri tek problemet me veshkat dhe mëlçinë, ja cilat janë disa nga problemet shëndetësore që kanë si simptomë të parë erën e keqe nga goja

Diabeti

Nëse fryma juaj ka erë të ngjashme me frutat e kalbura në acid, do të thotë se trupi po përdor yndyrat për energji në vend të sheqerit (glukozës). Kjo do të thotë se mund të jeni duke vuajtur nga diabeti, prandaj duhet të bëni një kontroll tek mjeku.

Gërhisni

Mund të keni tharje të gojës nëse gërhisni ose flini me gojën hapur, duke e bërë një vendstrehim të përshtatshëm për bakteret dhe shkaktuar “frymën e mëngjesit”. Jeni më të rrezikuar që të gërhisni nëse flini me shpinë, prandaj flini në njërën anë. Ushqimet e mbetura në dhëmbë gjithashtu mund të shkaktojnë zhvillim të baktereve – një larje e mirë e dhëmbëve para gjumit është patjetër e nevojshme.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve

Nëse keni si një shije metalike në gojë, mund të jenë duke u zhvilluar baktere përreth dhëmbëve – që çojnë në inflamacion dhe infeksion. Në gjuhën mjekësore quhet ndryshe periodontiti. Mund të keni këtë shije metalike nëse pini duhan ose nuk i lani dhe pastroni dhëmbët me fill dentar. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të trashëgohet në familje.

Refluks acid

Refluksi acid është një sëmundje kronike e dëmtimit të mukozës së stomakut dhe ezofagut si rezultat i kthimit mbrapsht të acideve të stomakut drejt ezofagut. Mund të shkaktojë një aromë si të thartë në gojë, si dhe shkakton gromësira.

Bakteri  H. Pylori

Ky lloj bakteri lidhet me ulcerën. Mund të shkaktojë një erë shumë të rëndë nga goja, si dhe të vjella, dhimbje stomaku, probleme me tretjen etj. Shumë nga këto simptoma mund të lehtësohen me antibiotikë.

Infeksione në rrugët e frymëmarrjes

Ftohja, kolla dhe infeksioni i sinusit shkaktojnë kalim të mukusit të mbushur me baktere nëpërmjet hundës dhe gojës, duke ndikuar kështu direkt në erën e gojës. Era zakonisht fillon të përmirësohet pasi  trajtoheni nga këto sëmundje.

Ilaçet

Disa ilaçe shkaktojnë erë të keqe si pasojë e tharjes së gojës. Ilaçe të tjera – si nitratet që trajtojnë sëmundjet e zemrës, kimioterapia për kancerin dhe disa ilaçe për gjumin – lëshojnë kimikate që shkaktojnë erë të rëndë në gojë kur këto ilaçe treten në trup. Kjo mund të ndodh edhe nëse ju merrni më shumë vitamina seç duhet.

Gurët në bajame

Formohen nga mbushja e kripteve të bajameve me mbetje ushqimore, të cilat herë pas here dalin në formën e tapave të vogla të bardha me erë të rëndë.

Dehidratim

Kur nuk pini mjaftueshëm ujë, keni mungesë të pështymës, që normalisht pastron bakteret nga goja. Kjo mund të çojë në erën paska të rëndë nga goja. Disa sëmundje që ndikojnë në gjëndrën që prodhon pështymën – si sindroma Sjögren dhe skleroderma – mund të shkaktojnë gjithashtu tharje të gojës dhe aromë të keqe.

Probleme me mëlçinë

Mund të shkaktojë një erë si myk në gojë, që në gjuhën mjekësore quhet ndryshe “fetor hepaticus”. Përveç erës së keqe nga goja, sëmundja e mëlçisë shfaq edhe simptoma të tjera, si verdhëza – kur lëkura dhe të bardhat e syve marrin një nuancë si të verdhë për shkak të krijimit të një pigmenti të quajtur bilirubinë në sistem.

Probleme me veshkat

Mund të keni një erë të rëndë si “peshk” nëse veshkat nuk i filtrojnë lëngjet siç duhet. Kjo simptomë shfaqet zakonisht në fazat e fundit të problemeve me veshkat, njohur ndryshe si faza e fundit e sëmundjes renale. Në këtë fazë është i nevojshëm trajtimi me një pajisje që filtron gjakut (dializa) ose transplanti i veshkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat