Letra prekëse e nënës kushtuar vajzës me sindromën Down

Shëndetësia

Letra prekëse e nënës kushtuar vajzës me sindromën Down

Nga: A.H Më: 30 korrik 2019 Në ora: 14:25
Foto

Të rritësh fëmijë mund të bëhet e vështirë. Rritja e një fëmije me sindromën Down, sidoqoftë, ka gëzimet dhe sfidat e saj unike. Dhe kjo është më sfidat më domethënëse që mund ta kuptojmë se sa të fortë dhe të dashur mund të jemi.

Kjo nënë i shkruajti një letër të fuqishme vajzës së saj me sindromën Down që mund t’ju bëjë me lotë, transmeton Bota sot.

Lexoni më poshtë:

E dashur Hannah Grace

Vajza ime e bukur, ndryshuesja e jetës sime, dhurata ime e mirëfilltë nga Zoti. Unë dua që të dish disa gjëra për veten tënde, që të tjerët mund të mos i dinë. Unë dua të të them se sa ke ndikuar, jo vetëm tek unë, por tek kaq shumë jetë në gjithë këtë botë të madhe. Unë dua të tregoj për mënyrën e veçantë që të krijoi Krijuesi ty. Unë e di që je vetëm tre vjeç në kohën kur po e shkruaj këtë, por kur të jesh më e madhe, do ta kuptosh se sa e mrekullueshme je në të vërtetë. Një ditë mbase nuk do të jem këtu për të thënë se sa krenare jam me ty. Kështu që unë do ta shkruaj dhe ta vendos në një libër që ti ta lexosh më vonë, në mënyrë që asnjëherë të mos harrosh sa e veçantë je. Unë dua të them...historinë tënde...

Dua të filloj të tregoj për ditën kur ke lindur. Ne erdhëm nga Maui, Hawaii, prap në Tenesi, që të ishim pranë familjes. Erdhi dita e madhe dhe isha shumë e emocionuar që të të takoj. Asgjë në këtë botë nuk mund të zëvendësohet për momentin kur mjekët të vendosën në gjoksin tim. E dija që të dua tashmë, dhe kur pashë se si më shikoje me ata sy, sikur më thoje:

‘’Mami, jam unë, foshnja jote. Shpresoj të më duash. Unë jam rrahja e zemrës që dëgjove kur ishe e ngazëllyer. Unë jam i njejti fëmijë që u përkul në mënyrë të sigurt brenda teje. Jam i njejti që ra në gjumë për rrahjet e zemrës suaj. Kam dëgjuar të më këndosh në botën time të errët. Më the që më do shumë. Unë do të ndryshoj jetën tënde nëse ti do të më pranosh. Unë jam ndryshe, por kjo është në rregull, mami, kështu më donte Zoti. Unë do të bëj gjëra të mahnitshme nëse më ipet shansi. Unë do të bëj të buzëqeshësh çdo ditë. Zoti më ka krijuar posaçërisht për ty.

Njerëzit që zgjedhin të shohin se çfarë dhurate ti je, sigurisht do të preken nga diçka më e madhe se vetëvetja, dhe nuk do të jenë kurrë njejtë më pasi të shohin zemrën tënde.

Një dhuratë e kam fituar. Quhet kromozomi 21. Nuk e di se si Zoti e mbushi aq shumë dashuri atë kromozom të vogël mikroskopik, mirëpo Ai donte që të tjerët ta duan pa kushte. Ai më bëri me një qëllim dhe për një qëllim.’’

 

Sidoqoftë, çdo histori i ka pjesët e trishta dhe as e jona nuk bën përjashtim. Të gjitha pjesët e historisë janë të domosdoshme në mënyrë që ta shohësh se sa shumë shkëlqen. Vetëm në dhomat më të errëta mund të shohësh se sa me shkëlqim ndriçon një qiri.

Ti u diagnostifikove me tre vrima në zemrën tënde të vogël dhe leukemi të mundshme vetëm disa orë pas lindjes. Unë u tmerrova, mendova se do të të humbisja. Ata thanë që operacion nuk mund të bësh deri në moshën tre vjeçare, që nga ai moment u ndjeva si një mumje gjatë qëndrimit në spital.

Babai yt nuk e kuptoi çfarë dhurate dhe bekim që ishe. Ndonjëherë njerëzit kanë frikë nga ato që nuk i kuptojnë dhe për fat të keq ai ishte njëri prej tyre. Ai nuk e kuptoi si të donte me zemër, por përkundrazi, shikonte vetëm me sytë e tij.

Ai u largua kur ti ishe vetëm pesë ditë, para se të kesh mundësinë të njohësh zemrën tënde, apo si ta duash me gjithë qenien buzëqeshjen tënde. Ai më mësoi se ndërsa disa njerëz lindinn me aftësi të ndryshme, të tjerët zgjedhin të nxisin ‘’aftësi të kufizuara’’me të cilat kanë lindur dhe pavarësisht nuk zgjedhin zemra të verbra.

Megjithatë, mos u shqetëso vajza ime e çmuar, ky është vetëm një kapitull i tregimit tënd.

Ishte kohë e frikshme për ne, shkuarjet në onkologji dhe kardiologji. Kam qarë gjatë çdo vizite. Nuk kisha një makinë, ose një punë. Qëndruam disa muaj tek familja, pak kohë në hotel. Nuk qaja asnjëherë para teje, doja të tregohesha e fortë. Me kohë, fillova një punë, për të nisur rindërtimin e copave të thyera të jetës sonë. Morëm me qira një shtëpi në një fermë të vjetër. Për shumicën e njerëzve nuk dukej asgjë, por për ne ishte shtëpi, mjaftueshëm për të jetuar.

Ne, rrëmujën tonë e shndërruam në mesazh global për të edukuar botën, që të shohin edhe ata me zemrat e tyre.

Realizova shumë foto me telefonin tim. Këto foto u bënë virale në mediat sociale. Isha e varur nga bukuria jote prandaj fotografova gjithëçka. Punëdhënësi që më punësoi u bë videograf. Dokumentova jetën tuaj të vogël me imazhe.

Njerëzit në gjithë globin po kapnin erën e zemrës dhe buzëqeshjes suaj të bukur. Unë i luta të gjithë për krijimin e një platforme për të rritur ndërgjegjësimin për individët që kishin nevojë t’u dëgjohej zëri i tyre.

Unë hapa biznesin tim në Mars të vitit 2016. Më pak se një javë pasi lëshova Koleksionin tim të parë të quajtur "American Beauty", Nashville News Channel 5 po qëndronte në oborrin tonë, dhe në vetëm 2 vjeç, ti e pate debutimin tënd të parë në televizion. Po merrja telefonata dhe email nga Washington D.C., Australia, Brazili, Kanada, dhe nga SH.B.A., nga njerëz që duan të dinë arsyet e fotove të mia.

Unë e përdora fotografinë si platformë për të treguar historinë tonë, për të rritur vetëdijen dhe për të mësuar nga KB-të konotacione negative të shoqërisë, për të parandaluar atë që na ka ndodhur me të tjerët, pa fjalë.

Imazhet e tua dhe të miqve, vajzë e dashur, flisnin me zë të lartë dhe të qartë dhe u kuptuan në çdo gjuhë të globit, duke ndikuar në zemrat e tyre dhe duke ua ndryshuar mendjen. Unë do të përdor talentin tim për të luftuar për ty dhe miqtë si ti në të gjithë botën. Dhe një ditë, kur të mos jem më, shpresoj se do të kem lënë shenjë në këtë planet.

Ti nuk je vetëm. Në moshën tre vjeç, ke qenë në TV të paktën tre herë, për të mos përmendur që fytyra jote po botohet në të gjithë botën në revista, blogje dhe media të ndryshme. Të gjitha këto thjesht duke qenë vetëvetja. Ndikimi që ke tek të panjohurit më mahnitë. Njerëzit më kanë shkruar në lidhje me mënyrën se si ke ndryshuar jetët e tyre dhe u dhanë atyre një perspektivë të re për njerëzit në tërësi. A e sheh se sa krenare jam me ty? Do ta mbyll me këtë, por historia jote nuk ka mbaruar. Kjo është për të të thënë se ke mundësi, je e aftë, je një bekim, je e rrallë, je pjesë e imja dhe je e mrekullueshme ashtu siç je.

Ne mund të flasim pa asnjë fjalë, me fotografi, sepse imazhet mund të kuptohen në çdo gjuhë dhe dashuria që shkëlqen përmes tyre i thotë të gjitha.

Me dashuri të përhershme, nëna jote!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat