Receta e pastës natyrale që zbardh dhëmbët tuaja brenda një kohe të shkurtër!

Shëndetësia

Receta e pastës natyrale që zbardh dhëmbët tuaja brenda një kohe të shkurtër!

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 16:45
Ilustrim

Higjiena dentare është ekstremisht e rëndësishme për të pasur dhëmbë të shëndetshëm dhe që shkëlqejnë nga bardhësia. Pastat komerciale janë ende alternativa më e përdorur për një pasur një shëndet të mirë oral, por duhet thënë që një pjesë e mirë e tyre janë të pasura me elemente jo edhe aq miqësore me dhëmbët.

Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe pastat natyrale të dhëmbëve të cilat janë fantastike për të zbardhur dhëmbët, për një freski të mirë të gojës apo për të vrarë bakteriet.

Shafrani ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antimikrobiale. Vaji esencial i mentes shkatërron në mënyrë të fuqishme bakteret dhe i jep gojës një aromë të mirë e të freskët. Vaji i kokosit ka veti antibakteriale që vret bakteret dhe redukton inflamacionin.

Ja receta e pastës që përgatitet në kushtet e shtëpisë:

1 lugë gjelle shafran

1-2 pika vaj esencial menteje

1 lugë gjelle vaj kokosi

Udhëzime:

E gjithë ajo çka duhet të bëni është të bashkoni përbërësit, i trazoni mirë dhe i vendosni si zakonisht në furçën e dhëmbëve.

Lani dhëmbët si zakonisht.

Në fillim do t’ju duket e çuditshme, por pasi ta keni provuar do të jeni të kënaqur nga rezultatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat